Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, familjarët ndodheshin brenda

Jun 6, 2026 | 9:42

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Rrilë të Lezhës.

0000000000-770x416

Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e një banesë dykatëshe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.

Sipas të dhënave paraprake, shtëpia ku u vendos tritoli është në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.

Mësohet se në momentin e shpërthimit, çifti i bashkëshortëve ndodhej brenda në banesë. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të këtij sulmi me eksploziv.

© Panorama.al

Te lidhura