Asist për ftesën e parë te Kombëtarja, klubi i Seria A interesohet për sulmuesin që shpërtheu me gola në Itali

Jun 6, 2026 | 10:18

Stiven Shpendi është gati të kthehet sërish në Seria A. Kaljari është pas sulmuesit shqiptar, ndërsa projekton ndryshime në repartin ofensiv.

stiven2

Shpendi shpërtheu në Serinë B gjatë edicionit të fundit. Plot 15 gola të shënuar dhe dy të tjerë të asistuar, bënë që Empoli të mos bie nga kategoria.

Kontrata e tij vlen deri në vitin 2029. Për këtë mbetet për t’u mësuar oferta e Kaljarit.

23-vjeçari ndërkohë nuk është ftuar asnjëherë nga kombëtarja e Shqipërisë. Rikthimi në elitën e futbollit italian mund ta asistojë për t’i bërë përshtypje trajnerit Maran.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura