FOTOLAJM/ Ironia e të rinjve në shesh: O Bela a do e vesh një vilë në emrin tim?!

Jun 6, 2026 | 10:03

Të rinjtë që morën pjesë në protestën e radhës, të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, nuk kursyen ironinë as ndaj ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e vënë nën akuzë nga SPAK.

Njëri prej tyre mbante në duar një pankartë me foton e Ballukut dhe mbishkrimin: “O Bela, a do e vësh një vilë në emrin tim?”, duke iu referuar faktit se SPAK i sekuestroi dy ditë më parë një vilë luksoze në Dhërmi.

Në thirrjet drejtuar kryeministrit Edi Rama për t’u larguar nga detyra, të rinjtë kërkuan mes të tjerash edhe arrestimin e Ballukut.

Ish zëvendës kryeministrja, e marrë zyrtarisht e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera por dhe e dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, akuzohet se ka fshehur një vilë dykatëshe të marrë në formë rryshfeti gjatë kohës që drejtonte Albcontrol, duke përdorur ish futbollistin e Kombëtares Igli Tare dhe një ish vartëse të saj.

© Panorama.al

Te lidhura