Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatin Karahaxh. Një mjet tip“Golf” me targa AB 974 VC, me drejtues shtetasin D. Cauli, 16 vjec, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Pas njoftimit të kalimtarëve të rastit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca.
I mituri është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku është konstatuar se ka thyer këmbën dhe ka dëmtime të tjera të lehta. Pritet transportimi i tij drejt Tiranës.
Drejtuesi i mjetit është shprehur se dyshon se mjeti i tij është fërkuar me një mjet tjetër, ndaj ka dalë nga rruga por nuk kishte memorie të qartë për këtë gjë. Policia ka nisur hetimet.
© Panorama.al












