FOTOLAJM/ Protesta që po fiton me meme

Jun 6, 2026 | 10:42

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot vetëm nga deklaratat politike sepse protestuesit po flasin me meme.

3

“Qoftë e bekuar pika që mbushi kupën” është ndoshta përmbledhja më e shkurtër e zemërimit të grumbulluar prej vitesh. Një fjali që tingëllon si urim, por që në fakt është aktakuzë për qeverisjen dhe politikën.

“Derisa vdekja të na ndajë” me çiftin politik të vendit është një tjetër goditje që nuk ka nevojë për analizë. Mjafton ta shohësh dhe kupton bllokimin e qarkullimit të elitave në vend dhe jo vetëm të elitave politike.

Pastaj vjen pyetja që shumëkush e ka bërë me zë të ulët dhe një protestues e ktheu në pankartë: “O Bela, a do e vesh një vilë në emrin tim?” Një mënyrë elegante për të kujtuar se në Shqipëri fantazia më e madhe nuk është të bëhesh milioner, por të zgjohesh një ditë dhe të zbulosh se ke një vilë të regjistruar pa e ditur.

Po aq therëse është edhe pankarta: “Shit Zeqinëne po deshe, jo Zvërnecin”. Një fjali që e përkthen cilësinë e të rinjve në Parlament me ato në shesh. Akuzë për meritokracine e munguar në partine në pushtet.

Ndërsa “Shesim Edi Ramën, edhe pse e dimë që s’ban ni lek” e ngre satirën në nivelin e tregut të lirë. Është ndoshta shpallja më e sinqertë ekonomike e javës.

Dhe në fund vjen pankarta që mund të kandidojë për skenar filmi: “Veç jep dorëheqjen, se burgun ta bën Ndrenika”. Një fjali që bashkon politikën, teatrin dhe humorin shqiptar në vetëm pak fjalë.

Kjo është një nga arsyet pse protesta po tërheq vëmendje, jo vetëm për shkak të numrave, por sepse ka gjetur një gjuhë që brezat e rinj e kuptojnë dhe e shpërndajnë. Në vend të molotovëve ka meme. Në vend të sloganeve të lodhura ka humor.

Në vend të urrejtjes ka ironi. Dhe ndoshta ky është shqetësimi më i madh për pushtetin. Sepse nga guri mund të mbrohesh nga satira, pothuajse kurrë. Dhe historia na tregon se kur bëhesh për barcaleta punët janë mbërritur aty ku nuk mban më…

1

2

3 4 5

6

© Panorama.al

Te lidhura