Shpërthen tritoli, vdesin dy fëmijët, plagoset nëna

Jun 29, 2011 | 9:52

DIBER- Dy anetare te nje familjeje kane humbur jeten, nderkohe qe gruaja e shtepise ka mbetur e plagosur. Ngjarja e rende eshte shenuar mengjesin e sotem ne nje komune te Dibres, ne familjen Kurti.

Sipas te dhenave te para nga vendi i ngjarjes, nga komuna Kastriot e Dibres mesohet se shkak eshte bere shperthimi i nje sasie tritoli, qe dyshohet t’u kete shperthyer ne dore dy te rinjve te familjes.

Ata kane mbetur te vdekur ne vend nga plaget e marra,  kurse gruaja eshte derguar ne spital, me plage te renda.

Nuk ka ende ndonje piste konkrete, por hetimet e para flasin per nje ngjarje aksidentale, ndonese gjithca pritet per tu konfirmuar saktesisht pas ekspertizave te rastit.

© Panorama.al

Te lidhura