Demontimi, shpërthen predha, 1 vdes, 3 plagosen

Apr 28, 2011 | 13:52

SKRAPAR- Një punëtor humbi jetën, pasi i plasi një predhë në duar, teksa ishte duke punuar per demontimin dhe tre të tjerë raportohen të dëmtuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në repartin ushtarak te demontimit te armeve, në Skrapar.

Viktima është identifikuar si shtetasi Agim Mekollari, i cili humbi jeten nga demtimet e medha që mori per shkak te shperthimit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mesohet se shpërthimi i predhës ka qenë shume i fortë, aq sa ka lënduar edhe tre punëtorë të tjerë që ishin afër me viktimën.

Te plagosurit, Jetmir Dedja, Drini Tiko dhe Ilir Kurti janë transportuar me urgjencë, me helikopter  në drejtim të Tiranës, për ndihmë të specializuar. Ne vendin e shperthimit ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura