“Shpenzime mijëra euro në restorante e bare”/ Arrestohet në ishullin luksoz bashkëshorti miliarder i modeles Angela Martini

Aug 10, 2021 | 12:37

Bashkëshorti miliarder rumun i modeles së njohur Angela Martini është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mykonos.

burri i angela martini protothema

Lajmin e ka konfirmuar gazeta greke “Protothema” e cila shkruan se në prangat e policisë, e cila kishte në duar një urdhër ndërkombëtar arrestimi lëshuar nga Interpoli, ra shtetasi Dragos Savulescu.

Savulescu është një producent filmash, i cili hyri në këtë industri në vitin 2013.

Ai u arrestua së bashku me një tjetër shok të tij në Mykonos teksa “shijonin një jetë luksoze, duke shpenzuar mijëra euro në restorante të shtrenjta dhe baret e plazhit në ishull“, shkruan Protothema.

Producenti nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe pritet t’i dorëzohet autoriteteve rumune.

Jeta me modelen Angela Martini

Ish-modelja Angela Martini, direkt pas martesës me miliarderin, vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin. Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, ku Angela u shfaq si nusja me fustan të zi.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Angela vendosi të tregojë së fundi sekretin e saj për një marrëdhënie të shëndetshme në çift me Dragos Savoulescu.

“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, iu përgjigj Martini ndjekëses që e pyeti për çelësin e suksesit në këtë fushë. Për ceremoninë martesore, Angela nuk zgjodhi fustanin tradicional të bardhë, por një fustan të zi dhe pavarësisht faktit se martesa për të u bë shumë shpejt, duket se çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

LEXO EDHE

Burri i Angela Martinit prenoton gjithë Venecian për 35-vjetorin e gruas modele, dyshime për burimin e parave pasi i sekuestruan pasurinë

 

© Panorama.al

Te lidhura