“Shoqëria Civile, rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE”- Ambasadori Gonzato: Qeveria shqiptare të ndajë vlerësimet e dokumentit strategjik për bashkëpunimin me ta

Apr 4, 2025 | 9:31

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në takimin Inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, foli për rëndësinë e shoqërisë civile në procesin integrues.

Gonzato: Të ecësh përpara me anëtarësim në BE kërkon angazhim politik, mbështetjen e qytetarëve dhe përfshirjen aktive të shoqërisë civile. Ky aktivitet i përbashkët që po zhvillojmë sot ka pikërisht këtë gjë, përfshirjen e shoqërisë civile, që të luajnë rolin e tyre.

Qeveria mund të përfitojë nga ekspertiza që ka shoqëria civile në sektorë të ndryshëm, për procesin e negociatave dhe këtu shoqëritë civile duhet të luajnë një rol proaktiv

Një shoqëri civile e tillë, kaq ë fortë, duhet të ketë monitorimin dhe veprimet e qeverisë. Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në sistemin e kontrollit dhe ekuilibrave.

Prandaj, në kontekstin e anëtarësimit në BE, pjesëmarrja dhe konsultimi i shoqërisë civile në vendimmarrja është një pjesë shumë e rëndësishme e atyre temave që ne i quajmë themelore.

Vlerësojmë se qeveria e Shqipërisë, më ndihmën dhe mbështetjen e BE-së, ka kryer vlerësimin e dokumentit të vetë strategjik për bashkëpunimin me shoqërinë civile e cila përfundoi në 2023.

Tashmë ka ardhur koha që qeveria në formë të gjerë dhe transparente të ndajë përfundimet e këtij vlerësimi që ka bërë që më pas të punojmë për rekomandimet.

 

© Panorama.al

Te lidhura