Merkuri hyn në Luan, këto 3 shenja të horoskopit pritet të marrin lajme të mira në ditët në vijim

Jul 28, 2026 | 15:55

Merkuri, planeti i komunikimit dhe mendimit, hyn në shenjën e Luanit më 9 gusht, duke sjellë një periudhë të re energjie, vetëbesimi dhe shprehjeje për disa shenja të horoskopit.

horoskopi

Sipas astrologjisë, ky tranzit favorizon veçanërisht Luanin, Shigjetarin dhe Dashin, të cilët mund të përballen me mundësi të reja, lajme pozitive dhe zhvillime të rëndësishme në periudhën e ardhshme.

Gjatë qëndrimit të Mërkurit në Luan, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe më i guximshëm. Kjo periudhë lidhet me shprehjen e ideve, kreativitetin dhe dëshirën për të qenë më të vënë në pah.

Astrologët e konsiderojnë këtë një moment të favorshëm për negociata, prezantime publike, promovimin e projekteve personale dhe biseda të rëndësishme në marrëdhënie.

Megjithatë, ky pozicion i Mërkurit mund të sjellë edhe më shumë krenari dhe kokëfortësi. Disa persona mund ta kenë më të vështirë të pranojnë mendimet e të tjerëve, ndaj këshillohet ruajtja e ekuilibrit mes vetëbesimit dhe dëgjimit aktiv.

Në aspektin kolektiv, Mërkuri në Luan lidhet me optimizmin, frymëzimin dhe dëshirën për t’i kthyer idetë në veprime konkrete.

© Panorama.al

Te lidhura