Një laborator droge, me 15 kilogramë kokainë dhe materiale e pajisje për paketimin e dozave, u zbulua në një apartament në Giussano nga Karabinierët e Seregno në Itali (Monza), të cilët arrestuan dy shqiptarë rreth 30 vjeç.
Karabinierët fillimisht ndaluan njërin prej shqiptarëve teksa po dilte nga porta e apartamentit dhe duke përdorur çelësat e tij, hynë në apartament, ku po flinte shqiptari tjetër.
Sasia e madhe e kokainës u sekuestrua.
Dy të dyshuarit e arrestuar u morën në pyetje nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Monzës, për të vërtetuar arrestimet e tyre, informon “Il Giorno“.
Shqiptari që u gjet duke fjetur në shtëpi ushtroi të drejtën e tij për të heshtur, ndërsa tjetri u përpoq ta shpjegonte praninë e tij në Giussano si të rastësishme. Të dy mbeten në burg pas vërtetimit.
© Panorama.al












