“LSE ndihmon studentët drejt një vizioni ndryshe”/ Zv/rektorja e “Luarasit”, Dasho: Kemi bashkëpunim me sistemin bankar! Këtë vit akademik do të zhvillohen ditë të hapura me Universitetin e Londrës

Jul 28, 2026 | 15:59

Zv/rektorja e Universitetit “Luarasi”, Ani Dasho, në një intervistë për programin e drekës në News 24, tha sot se Universiteti dhe konkretisht programi LSE, i ndihmon studentët të krijojnë një vizion ndryshe.

ani dasho

Ajo tha se që nga viti i kaluar, “Luarasi” ka bashkëpunim me sistemin bankar në Shqipëri, që ndihmon me bursa për studentët. Po ashtu disa nga risitë e këtij viti do të jenë ditët e hapura me Universitetin e Londrës, me qëllim që të rritet niveli i bashkëpunimit.

“Studentët tanë kanë fituar internship-e që në vitin e parë. Po ashtu kemi edhe shkollë verore, çdo vit LSE ndihmon studentët drejt një vizioni ndryshe. LSE dhe Universiteti i Londrës ndihmojnë studentët që në bankat e shkollës. Në këtë vit akademik do të bëjmë dy ditë të hapura me qendrat e Universitetit të Londrës për të përqasur nivelin e bashkëpunimit. Duke nisur nga viti i kaluar ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me sistemin bankar në Shqipëri përmes bursave. Niveli i studentëve të vitit të parë është ndihmuar 100%, ka ndryshuar nocioni për tregun e punës. Do të donim që studentët t’i mbanim brenda vendit. Po punohet për të sjellë LSE edhe në nivelin master. Viti i parë ka qenë i vështirë, ndihma e stafit ka qenë e madhe”, tha Dasho.

Ndërkohë dy nga studentet kanë dhënë edhe mesazhet e tyre për bashkëmoshatatrët që ende nuk kanë zgjedhur universitetin apo programin e studimit.

luarasi

“Kam dashur gjithmonë të jem te “Luarasi”, sepse ka një staf shumë të mirë, programe studimi shumë të mira dhe ambient shumë të mirë universitar”, tha njëra prej tyre.

“Të zgjedhin një degë që përputhet me aftësitë dhe objektivat e tyre. Të gjithë atyre që kanë mbaruar shkollën dhe po përgatiten për universitetin do t’ju thoja që të bëjnë kërkimet e tyre për cilësinë programeve dhe prespektivën për të ardhmen”, u shpreh studentja.

© Panorama.al

Te lidhura