Shkuan në Itali për turizëm, çifti shqiptar kapet në trafik kokaine! Kur panë karabinierët në parking, u përpoqën që…

Jan 28, 2026 | 10:46

Një çift shqiptar është kapur në trafik kokaine në Itali, ku kishin shkuar për turizëm.

karabiniere

Të arrestuarit janë një i ri 23-vjeçar dhe një grua 22-vjeçare, që u arrestuan nga karabinierët në Terni pasi u kapën me 36 gramë kokainë.

Të dy, të cilët kishin mbërritur në Itali me vizën e zakonshme turistike, u ndaluan në një makinë të parkuar në Strada del Borghetto, midis Perticara dhe Via Ipocrate. Pasi panë oficerët, çifti u përpoq të fshihej në makinë.

Megjithatë, oficerët e vunë re këtë përpjekje dhe vendosën të hetonin më tej. Të fshehura midis sediljeve, u gjetën disa pako që përmbanin doza të ndryshme kokaine, me peshë afërsisht 36 gramë.

Duke ndjekur procedurat formale, të dy u arrestuan, informon media itlaiane.

Gjykatësi i Gjykatës së Ternit, pasi vlerësoi arrestimet, urdhëroi që ata të ndaloheshin të qëndronin në provincën e Ternit.

 

© Panorama.al

Te lidhura