Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar qytetarëve në Shkodër të votojnë për PS, duke thënë se duhet të zgjedhin të ardhmen europiane.

Rama tha se në momentin që Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, vendi ynë do të jetë me mndësi, aleanca dhe financime të reja.
Ndër të tjera kreu i qeverisë përmendi edhe pasaportën, duke thënë se nuk do të jetë më thjesht një dokument udhëtimi, por status dinjiteti dhe qytetarie.
“Shkodra duhet të zgjedhë të ardhmen më 11 maj sepse shumë gjëra do të ndryshojë. Në momentin që bëhemi anëtare, Shqipëria nuk është më kjo. Është një Shqipëri e re, me forca të reja, me mundësi financiare të reja, me aleanca të reja. Me një kuptim komplet tjetër. Mbi të gjitha një Shqipëri që u jep atë pasaportën europiane. Nuk është një dokument udhëtimi. Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë. Në këto vite ka qenë një përpjeke e madhe për tiu imponuar të huajve ta shohin Shqipërinë sit ë barabartë dhe besoj ia kemi dalë.
Por kjo nuk mjafton se megjithëse Shqipëria sot është kaq e vlerësuar, sa e gjithë Europa do të zbresë më 16 maj në sheshin Skënderbej, shqiptarët nuk janë të barabartë. Barazinë ua jep pasaporta. Ajo pasaportë në çdo vend të BE të jep barazinë e plotë para ligjit dhe para mundësive si çdo qytetar europian”, tha Rama.
© Panorama.al











