VIDEO/ Fitorja e jashtëzakonshme e Australisë, shikoni si e festojnë tifozët në një nga qytetet më të rëndësishme

Jun 14, 2026 | 9:37

Australia mposhti Turqinë me shifrat 2-0 në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës 2026 në Vankuver të Kanadasë.

6052

Nestori Irankunda i dha australianëve epërsinë në mes të pjesës së parë me një gol të qartë në kundërsulm, përpara se Konor Metkalfe të dyfishonte shifrat në minutën e 75-të me një gjuajtje të ulët dhe të fuqishme nga jashtë zonës.

Australia i bashkohet Shteteve të Bashkuara me tre pikë në krye të Grupit D, pas fitores shkatërruese 4-1 të SHBA-së ndaj Paraguait.

Pas përfundimit të ndeshjes, një festë e jashtëzakonshme e tifozëve është zhvilluar në një nga qytetet më të rëndësishme të Australisë, Melburn. Të gjithë nisin të festojnë në shesh pasi kanë ndjekur në ekranin e madh duelin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura