Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

Jun 14, 2026 | 9:19

Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

urgjenca tirane ambulance

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një punonjës policie 30-vjeçar, i cili shërbente pranë Komisariatit Rrugor në kryeqytet.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

© Panorama.al

Te lidhura