Shkëmbi: S’merrem me Flamurtarin, jemi ne të parët

Apr 21, 2011 | 11:09

Bledi Shkëmbi është i kënaqur me fitoren e djeshme, ndërkohë që nuk preferon të komentojë më për Vlorën, përveçse thekson faktin  e xhelozisë së ngritur ndaj korçarëve, nga ana e disa specialistëve që flasin në studio televizive të kryeqytetit. “Fitorja me Laçin ishte një trepikësh me mjaft rëndësi për ne. Ne bëmë thjesht detyrën, pasi nuk mund të gabojmë dot më. Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë tifozët, që i japin ndeshjeve tona një magji, e cila mund të provohet vetëm në stadiumin e Korçës. Flamurtarin dhe ndeshjet e tij i shohin të gjithë, ndaj nuk preferoj të komentoj. Nuk mund të pranoj kurrsesi një xhelozi të ngritur ndaj Korçës nga disa specialistë dhe opinionistë. Ne jemi në vend të parë dhe ky është fakt”, e mbyll prononcimin e tij kapiteni i Skënderbeut.

© Panorama.al

Te lidhura