Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri si pasojë e një konflikti. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të marte (15 tetor) në Marikaj të Vorës, ndërsa i plagosur raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në përdorimin e armëve.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur pas nje sherri për pjese kembimi makinash.
© Panorama.al











