“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë”- Ilir Meta nga qelia i uron Kosovës Pavarësinë: Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje në rajon

Feb 17, 2025 | 9:05

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia i ka uruar Kosovës 17 vjetorin e Pavarësisë, duke e quajtur një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.

480453739_1171755090986391_4426714571017176401_n

Meta shprehet se Kosova forcohet çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.

“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë”, thekson Meta.

Ai shton se PL është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

 

Postimi i plotë:

??❤️?? Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!

Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

Urimet më të përzemërta vëllazërore!

© Panorama.al

Te lidhura