Një biznesmen amerikan, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, i ka falur Universitetit të Sidneit një pikturë të Pikasos me vlerë 10 milionë euro. Kushti i vetëm i tij ishte që paratë që do të siguroheshin nga shitja e saj, të dedikohen për kërkime shkencore. Piktura “Vajza e fjetur”, e vitit 1985, do të dalë në ankand më 21 qershor, në selinë e “Christy’s”, në Londër.











