Pekini zyrtar ka reaguar pas lajmeve se SHBA-të do miratojnë një fond prej 11 mld dollarësh për armatosjen e Tajvanit, pas tensioneve në rritje në Azinë Juglindore.
“Kina u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë angazhimet e shenjta të marra nga udhëheqësit amerikanë dhe të ndalojnë menjëherë veprimet e rrezikshme të armatosjes së Tajvanit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, në një konferencë të rregullt për shtyp sot.
Disa orë më parë, u raportua se qeveria amerikane kishte miratuar shitjen e dytë të armëve në Tajvan që kur Donald Trump u rikthye në pushtet, me vlerë 11.1 miliardë dollarë, njoftoi sot Taipei.
Lai Chang-te foli për planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në më shumë se 3% të PBB-së në vitin 2026 dhe në 5% deri në vitin 2030, duke iu përgjigjur kërkesave përkatëse amerikane.
Edhe pse Tajvani ka industrinë e vet të mbrojtjes, ai mbetet shumë i varur nga armët amerikane për t’iu kundërvënë fuqisë së zjarrit të Kinës.
Uashingtoni miratoi shitjen e parë të armëve Tajvanit në nëntor për “pjesë dhe pjesë këmbimi, si dhe mbështetje për riparimin dhe kthimin e avionëve luftarakë F-16, C-130 dhe avionëve luftarakë të mbrojtjes indigjene (IDF)” për 330 milionë dollarë, sipas një deklarate të lëshuar nga Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunimin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
© Panorama.al












