Sekui: Kufizim imunitetit, luftë korrupsionit në gjithë nivelet

Oct 18, 2011 | 11:12

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui ka bere apel per plotesimin e kushteve te lena nga KE ne kuader te integrimit te vendit ne BE, duke nisur qe nga lufta e pakompromis me korrupsionin ne te gjitha nivelet.

Ne konferencen per kufizimin e imunitetit, Sekui deklaroi se imuniteti do të thotë që zyrtarët të kenë lirinë e tyre, por edhe të japin llogari.

“Imuniteti do të thotë se zyrtarë dhe gjyqtarë mbajnë dhe liritë e tyre për të funksionuar të pavarur, por edhe të japin llogari kur ka shkelje. Të luftohet korrupsioni të në gjitha nivelet. Dua të theksoj se kjo është punë thelbësore që ka nevojë për të gjitha forcat politike. Sidomos në fushat e studimit të ligjit dhe në një kontenst të tillë duhet konsultim. Kam besim se diskutimet e sotme do e cojnë për para procesin e reformave”, tha ai.

Ai theksoi mbeshtetjen e BE-se, ne procesin integrues, por deklaroi gjithashtu se plotesimi i mbetet vete Shqiperise.  “Shqipëria ka nevojë që të ketë një ecuri bindëse për të përmushur kërkesat për anëtarësim dhe të tregojë që vendi ka institucione që mund të mbrojë të drejtat themelore të njeriut” tha ambasadori.

© Panorama.al

Te lidhura