ELBASAN – Sekuestrohen 250 doza me heroinë në Elbasan. Policia e këtij qarku organizoi operacionin e koduar “Pirati”, duke arrestuar edhe poseduesin e lëndës narkotike. “Gjatë operacionit të zhvilluar, u arrestua 20-vjeçari Klajdi Shormadhi, banues në lagjen ‘Haxhias’ të qytetit të Elbasanit”, bëri të ditur policia. Mësohet se gjatë një kontrolli fizik të të riut, shumë pranë banesës së tij, blutë i gjetën disa doza lëndë narkotike. Kontrolli vijoi edhe në banesën e tij, ku u zbulua edhe një sasi tjetër, prej 250 doza lëndë narkotike e llojit heroinë. Strukturës së seksionit të luftës kundër narkotikëve u është dashur 2 muaj hetim, duke aplikuar edhe metoda speciale për të bërë të mundur gjetjen e lëndës narkotike, si edhe arrestimin e të riut. Mësohet se 20-vjeçari ishte shpërndarës i lëndës në Elbasan, pasi edhe lënda u gjet e përgatitur në doza të veçanta, gati për shitje. m.s











