TIRANE- Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne Bashkimin Europian, shoqeruar nga ambasadori i BE-se ne vendin tone jane ndalur sot per nje takim me kreun e socialisteve, Edi Rama.
Takimi ka nisur paradite ne seline e PS-se dhe pritet te kete ne qender te tij dialogun politik dhe bashkëpunimin mazhorancë-opozitë për të përmbushur të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për integrimin e vendit .
Nje dite me pare, drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino zhvilloi takim me kreun e shtetit Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe Zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
Gjate takimit me Topin, Sanino tha se është e domosdoshme që klasa politike duhet t’i shohë si një shans sugjerimet e partnerëve europianë.
Sipas tij, eshte detyrë e klasës politike shqiptare, sidomos e udhëheqësve të saj kryesorë, që të nisin menjëherë dialogun konstruktiv institucional dhe të kryejnë reformat aq të nevojshme dhe jetësore për të ardhmen integruese të vendit.
“Dyert e Evropës vazhdojnë të mbeten të hapura për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, por në fillim duhen përmbushur dhe plotësuar të dymbëdhjetë kriteret e nevojshme, në mënyrë që fitimi i ardhshëm i statusit të vendit kandidat të jetë plotësisht i merituar”- tha ai.
Vizita vjen vetem pak dite pasi Shqiperise iu refuzua kerkesa per statusin e vendit kandidat ne BE.
© Panorama.al











