“Edi Rama nëse u kujtohet ju, kur erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare.
Dhe e vërteta është se krijojnë. Ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën.
Sot a mund të imagjinoni ju një vend që nuk kishte njohur kurrë në histori kokainën, është konsumatori kryesor i kokainës për frymë në Europë dhe kjo është totalisht pasojë e narkoshtetit”, tha Berisha.
© Panorama.al











