S’ka paqe në Libi, rebelët refuzojnë armëpushimin

Apr 12, 2011 | 11:20

Opozita libiane e ka refuzuar të hënën planin e armëpushimit të ofruar nga Unioni Afrikan, me argumentin se në plan nuk është adresuar largimi i Gedafit nga pushteti.Një delegacion i lartë i Unionit Sagrikan i kryesuar nga Presidenti i Afrikës së jugut, Jakob Zuma ka deklaruar më parë se lideri libian e kishte pranuar “udhërrëfyesin”, i cili përfshinte një armëpushim të menjëhershëm, dialog politik dhe një “periudhë tranzicioni”, edhe pse forcat e kolonel Gedafit kanë sulmuar në atë kohë qytetin e Misratës. “Iniciativa e Unionit Afrikan nuk përfshin largimin e Gedafit dhe miqve të tij nga skena politike libiane, për këtë arsye nuk është e pranueshme”, tha Mustafa Abdel Jalil, kreu i këshillit rebele, pas takimit me delegacionin e UA-së. Kështu rebelët iu bashkuan deklaratës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, e cila ka thënë më parë se mendon që në paketën që do të zgjidhë krizën në Libi duhet të përfshihet edhe largimi i Gedafit nga vendi. Unioni Afrikan nuk ka pasur sukses në ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizave. Propozimi i kësaj radhe erdhi pas rritjes së ankthit në Benghazi mbi rrezikun e mbetjes së një gjendjeje të rrezikshme pezulli, ndërsa Gedafi vazhdon të urdhërojë sulmin në disa fronte, i kundërshtuar nga ndërhyrja ndërkombëtare. Ndërkohë, zyrtarët perëndimorë po përgatiten për një javë aktivitetesh intensive diplomatike. SHBA-ja e ka inkurajuar UA-në të luajë një rol më të madh në Libi. Të hënën Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbajtur në Shtëpinë e Bardhë një takim strategjik mbi Libinë për të ekzaminuar opsionet e mundshme për të ardhmen. Ministrat e Mbrojtjes nga Britania, Franca dhe Italia kanë diskutuar dje mbi mundësinë e presionit ushtarak kundrejt liderit libian. Të mërkurën, Britania, Franca dhe kombe të tjera do të zhvillojnë takimin e parë të Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit, i cili do të përmirësojë asoistencën humanitare. Priten takime edhe nga Liga Arabe dhe Turqia. Në fund të javës do të ketë edhe një samit të NATO-s në Berlin, mbi ndërhyrjen në Libi.

Në Siri

Forcat e sigurisë po patrullojnë rrugët e qytetit bregdetar të Banias, në Siri, një ditë pasi në protestat antiqeveritare u vranë nga ushtria të paktën pesë qytetarë. Dhuna në Banias, një prej dy qyteteve ku ndodhen rafineritë më të mëdha të naftës siriane, shpërtheu pasi anëtarë me uniformë të minoritetit alauit që qeveris vendin qëlluan ndaj banorëve me automatikë.

© Panorama.al

Te lidhura