Rusia shpall ‘non grata’ Institutin britanik, preket edhe pedagogu dhe akademiku shqiptar

Sep 4, 2025 | 13:27

Autoritetet ruse kanë njoftuar shpalljen non grata të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Nga ky vendim preket edhe akademiku dhe pedagogu shqiptar, Andi Hoxhaj, i cili është pjesë e këtij Instituti.

andi hoxhaj
Andi Hoxhaj

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm rus , instituti ka “shpenzuar miliona paund për propagandë anti-ruse me elementë obskurantizmi”.

Prokuroria ruse deklaron se organizata financohet nga autoritetet britanike, Komisioni Evropian, si dhe organizata që tashmë janë shpallur të padëshirueshme në Rusi.

Sipas autoriteteve ruse, një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve dhe materialeve të Institutit janë të fokusuara në analizat politike dhe ushtarake që lidhen me Rusinë.

“Pjesëmarrësit organizojnë trajnime dhe seminare, ku nën pretekstin e përballjes me një ‘kërcënim imagjinar rus’, diskutojnë taktikat e operacioneve luftarake dhe të inteligjencës ruse, metodat e luftës dhe zhvillimin e armëve të reja,” thuhet më tej në deklaratë.

© Panorama.al

Te lidhura