Kryeministri i Rumanisë Emil Bok tha se vendi i tij është i vendosur që të adoptojë monedhën europiane, euro në vitin 2015, pavarësisht lëkundjeve ekonomike dhe turbullirave në eurozonë.
Bok tha se qeveria nuk ka arsye të braktisë synimin për t’u bërë anëtar i eurozonës.
Rumania është zotuar të ulë defiçitin buxhetor në 4.4 % në vitin 2011 dhe në 3.0 % në vitin 2012, nga 6.5 % sa e kishte vitin e kaluar.
Por shkalla e inflacionit në Rumani është 8 %, më e larta në Bashkimin Evropian.
© Panorama.al











