Rreth një vit pas ndarjes nga Seldi, Domenika bie përsëri në dashuri

Apr 2, 2011 | 12:35

Ka qenë edhe ajo sikurse Ermela sivjet, e vetmja finaliste femër në edicionin e kaluar të “Big Brother” duke arritur të renditet e dyta, pra shumë afër çmimit të madh, të cilin e fitoi Jemir Salaj nga Vlora. Gjithsesi ,Domenika Çaushaj do të mbahet mend jo thjesht si një nga ish- konkurrtente e edicionit të tretë të “Big Brother”, por edhe si një vajzë e cila tregoi një guxim jashtë normales, duke e cilësuar të dashurin e saj Seldi Qalliun homoskesual. Në një intervistë të rreth  një viti më parë, dhënë gazetës “Panorama”, Domenika rrëfeu se kishte vendosur t’i jepte fund  lidhjes me Seldin, pasi kishte zbuluar jo vetëm homoseksualitetin e tij, por edhe lidhjen me një djalë tjetër. Pra, në këtë rast Domenika shprehej se ndihej e tradhtuar dhe e zhgënjyer disafish. Me miliona ishin ata që panë teksa lindte dashuria mes Domenikës dhe Seldit brenda në “Big Brother”. Ishin mjaft impresionuese skenat e dashurisë natën finale të spektaklit, teksa Seldi kishte marrë rolin e Romeos e Domenika, atë të Zhuljetës. Por ky ishte rasti kur një Romeo e një Zhuljetë patën një përfundim jo-tragjik, si në rastin e Shekspirit, por befasues dhe të mbushur me skandale, duke vënë kështu në dyshim faktin nëse ka ekzsistuar ndonjëherë brenda tyra sadopak Zhuljetë apo sadopak Romeo. Domenika e larguar drejt Firencës pak muaj mbasi  mbaroi “Big Brother”, duke deklaroi se shkonte atje për shkollën dhe se do të kthehej shpejt, por edhe sot e kësaj dite ajo vazhdon të jetojë në Itali. Lidhjet me miqtë e rinj e të vjetër i mban falë Facebookut të cilin e përdor shumë dhe një nga kuriozitetet tona është se çfarë bëhet me jetën  e saj  private. Pak ditë më parë ajo ka dhënë një intervistë, ku ka deklaruar se është shumë e lumtur, pasi më në fund është dashuruar. Nuk ka dashur të japë detaje rreth djalit që ka zgjedhur, por ka premtuar se do të bëjë shumë shpejt publik emrin e tij. I  urojmë që kësaj radhe t’i ecë mirë dhe të mos zhgënjehet. Ndërkohë që Domi ka këto të reja, nga Seldi vijnë lajmet se karriera e tij po ecën më së miri. Falë bashkëpunimit me Sinanin e eksperiencës së tij, ata të dy kanë arritur të kenë një axhendë të ngjeshur me aktivitete dhe para me shumicë.

© Panorama.al

Te lidhura