Ronaldo lë pas legjendën e Francës në Botëror, por për rekordin që askush nuk do ta donte

Jun 28, 2026 | 12:55

Kristiano Ronaldo është drejt një rekordi që askush nuk do e donte. Kapiteni i Portugalisë mban tashmë vendin e dytë, sa i përket pozicioneve jashtë loje në Botëror.

ronaldo

Ronaldo regjistron plot 23 të tillë. Para tij ndodhet vetëm Van Persi i cili është kapur 25 herë në pozicion jashtë loje.

Ronaldo ka lënë pas Henrin e Francës, i cili ndalonte në 22 pozicione jashtë loje. Portugezi është përballur katër herë me pozicionin jashtë loje deri tani në Botëror.

Sfida e radhës do të jetë pikërisht ndaj Kroacisë. Portugalia mbetet ndërkohë një nga përfaqësueset pretendentet për fitimin e trofeut.

Pozicionet jashtë loje të Ronaldos sipas edicionit:

Botërori 2026: 4 herë

Botërori 2022: 7 herë

Botërori 2018: 1 herë

Botërori 2014: 3 herë

Botërori 2010: 3 herë

Botërori 2006: 5 herë

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura