Video/ Dita e 29 e rezidencës, policia ndërhynë me forcë dhe u merr stolat protestuesve! Heqin këpucët e vendosura në mënyrë simbolike në shkallët e Kryeministrisë! Momentet e tensionit

Jun 28, 2026 | 11:57

Momente tensioni janë shënuar sot në ditën e 29-të të protestës qytetare para Kryeministrisë, pasi efektivë të policisë kanë ndërhyrë për të larguar disa prej sendeve të vendosura nga protestuesit në shkallët e zyrës së Edi Ramës.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka marrë stolat e vendosur nga qytetarët, ndërsa ka hequr edhe këpucët e vendosura në mënyrë simbolike në shkallët e Kryeministrisë, si pjesë e mesazheve të protestës, në kujtim të të afërmëve të tyre emigrantë.

“Mos i prekni këpucët, kjo është vjedhje e vullnetit popullor. Mos i ngacmoni veprat artistike të vëna nga populli”, është dëgjuar të thotë një prej qytetarëve, i cili është përplasur dhe me policët që kanë tentuar t’i heqin celularin ndërkohë që ai filmonte.

WhatsApp Image 2026-06-28 at 11.43.33 (1)

Ai ka kërkuar që policia të mos ndërhyjë ndaj protestuesve vajza, të cilat ndodhshin para kryeministrisë, pasi kanë qëndruar edhe gjatë natës, të cilat po kundërshtonin heqjen e këpucëve.

“Mos e prek vajzën, ku i keni policët femra? Mos e prekni. Ku është procesverbali i këpucëve? Mos e prek gocën, është në ambient publik. Është territor publik, mos e prek. Bashkia Tiranë që na lë pa drita po heq veprat e lëna nga qytetarët. S’po na lënë në territor publik. Hajdutëri. Kjo është dhunë policore, ky është provokim. Mos e prek gocën”, thotë ai.

@mandijatagani♬ tingulli origjinal – Mandi Jatagani

© Panorama.al

Te lidhura