FOTO/ Pas përplasjeve me protestuesit, policia sekuestron stolat metalikë pranë Kryeministrisë, përdoreshin për podiumin e improvizuar!

Jun 28, 2026 | 12:26

Forca të shumta policie ndërhynë në orët e para të mëngjesit në zonën përpara Kryeministrisë, ku prej një jave protestuesit kishin ngritur një qëndresë të vazhdueshme, duke kaluar natën në shenjë revolte dhe duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta stola kryeministria

Pas largimit me forcë të protestuesve nga zona, policia ndërmori edhe largimin e stolave metalikë që përdoreshin gjatë mbrëmjeve si barrierë sigurie pranë podiumit të improvizuar, nga ku qytetarët mbanin fjalime dhe shprehnin pakënaqësitë e tyre.

Sipas informacioneve, në vendngjarje janë lënë vetëm pesë stola metalikë, ndërsa të tjerët janë ngarkuar në kamionët e Bashkisë dhe janë larguar nga zona.

LEXO EDHE: Video/ Dita e 29 e rezidencës, policia ndërhynë me forcë dhe u merr stolat protestuesve! Heqin këpucët e vendosura në mënyrë simbolike në shkallët e Kryeministrisë! Momentet e tensionit

Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar se këtë mbrëmje do të zhvillohet protesta e 29-të kundër qeverisë.

Ata kanë bërë të ditur se mobilizimi qytetar do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestë.

© Panorama.al

Te lidhura