VIDEO/ Fjalimi i fortë i Bujar Asqeriut: Nuk edukohet rinia me shkopinj gome! Njeriun e bën arsimi, arti dhe kultura! Në Shqipëri i kanë futur në burgje

Jun 28, 2026 | 12:39

Një fjalim kritik i aktorit Bujar Asqeriu ndaj qeverisë, ka sjellë në vëmendje në këtë muaj protestash masive mungesën e investimeve në art, kulturë dhe arsim, një neglizhencë e qeverisë e cila ka shkaktuar shtimin e burgjeve në vend.


View this post on Instagram

A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)

Siç thotë ai, në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje, nuk është ngritur asnjë teatër i ri dhe shumë të rinj kanë përfunduar në biruca. “Këta me shkopinj gome dhe me biruca do ta edukojnë rininë shqiptare”, shtron pyetje ai, ndërsa shprehet ndër të tjera se nëse do kishte teatro, do kishte më pak burgje e të rinjë që vuajnë dënimet në ato qeli. “Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni, sa teatro janë ngritur? Zero! E gjithë rinia shqiptare është nëpër burgje, nuk ka qytet pa burg. Them unë, këta me shkopinj gome dhe me biruca do ta edukojnë rininë shqiptare? Po të ndërtoheshin 4, 5, 6 teatro, më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Sepse njeriun, thoshte Viktor Hygo, e bën arsimi dhe kultura, nga kafshë e bën njeri, e zbukuron arti dhe kultura. Por këta nuk investojnë dhe ne zihemi me njëri-tjetrin për një 5 lekësh që hedhin ata si një kockë, kush ta kapë kockën. Rinia shqiptare, nga mosha 20 deri në 30 vjeç, e ke nëpër burgje”, shpreh aktori.

© Panorama.al

Te lidhura