Rikthehet Poçi dhe Mancaku, por ka dilema për formacionin

Apr 18, 2011 | 13:10

Pas tri javësh jashtë fushës, Besës do t’i rikthehet kapiteni Artion Poçi. Mesfushori fierak ka lënë pas dëmtimin dhe gjatë javës së kaluar është stërvitur normalisht, duke u përmirësuar ndjeshëm. Pas miratimit nga stafi mjekësor, 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kastriotit. Nga ana tjetër, pas mungesës në Durrës, edhe pse nuk dihen arsyet, kavajasve do t’u rikthehet edhe fantazisti Bledar Mancaku. Në këto kushte, Haxhiu ka luksin të ndërtojë një formacion ideal, por kjo vetëm për sa i përket repartit të mesfushës dhe sulmit. Por, edhe për ofensivën mbetet për t’u parë gjendja e sulmuesit Fation Sefa, i cili pati probleme në shpinë gjatë ndeshjes së fundit. Dyshimi më i madh është aktivizimi i mbrojtësit kroat, Matko Djarmati, i cili u largua pa u mbyllur ende pjesa e parë ndaj Teutës. Lojtari vuan nga dëmtimi në kavilje dhe aktivizimi në Durrës duket se i kushtoi. Gjithsesi, gjendja e tij do të shihet nga mjekët kavajas. Ndërkohë, një mungesë e sigurt është ajo e mbrojtësit Akil Jakupi, që nuk e ka shlyer ende dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës.

© Panorama.al

Te lidhura