Revolta qytetare për largimin e Ramës, eurodeputetja gjermane: Do t’i bashkohem protestës në Tiranë

Jun 25, 2026 | 8:25

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka shprehur mbështetjen e saj për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe që sot hyjnë në ditën e 26-të.

eurodeputetja gjermane

Në një postim në rrjetet sociale, Paulus e përdori flamingon si simbol të rezistencës së banorëve dhe ambientalistëve që po kundërshtojnë projektet e planifikuara në zonën e Vjosë-Nartës.

Në përgjigje të një komentuesi eurodeputetja ka deklaruar se do t’i bashkohet protestës të hënën e ardhshme.

“Do të bashkohem me protestat të hënën e ardhshme”, shkruan eurodeputetja.

01 2

Kujtojmë që prej gati një muaj, çdo ditë qytetarët dalin në sheshe e rrugë duke protestuar dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura