“Ky e ka mbushur kupën, të largohet sa më parë”- Qytetarja nga Durrësi akuza kryeministrit: Do kulla e pallate për bandat e kriminelët, nuk ka shpirt!

Jul 25, 2026 | 20:16

Nga sheshi i protestës para kryeministrisë, në ditën e 56-të të saj, foli edhe një qytetare përfaqësuese e qytetarëve që protestojnë prej një viti në Durrës për banesat e tyre që Bashkia dhe Qeveria kërkon t’ua shembë për një projekt pallatesh.

Ajo bëri thirrje që Rama të dorëhiqet sa më parë dhe kërkoi nga SPAK që ta hetonte.

“Janë të pangopur. Këtij kryeministri i ka hipur vetja shumë në qejf. Ku është SPAK, sa ministra, sa hajdutë. Ky kryeministër të dorëhiqet se populli nuk ulet më, do jetë uragan i fuqishëm”, tha ajo.

qytetarja durresit

Më tej, qytetarja akuzoi se kryeministri po kërkon të ndërtojë kulla e pallate duke prishur lulishte, për kriminelët dhe bandat e tij.

“Ky do shtëpi e pallate për bandat, për kriminelët. Ka shpirt ky? Nuk ka shpirt! Ky duhet të largohet sa më parë, bashkë me ministra edhe zv/ministra, e ka mbushur kupën. E meriton SPAK-un”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura