“I tërhoqën zvarrë nga shtëpitë, s’u njohin pronat”- Aktivisti Lika: Rama me fytyrën e autokratit, Veliaj çoi fadromat për të prishur shtëpitë

Jul 25, 2026 | 20:07

Aktivisti Edison Lika hapi protestën në ditën e 56-të të saj nga podiumi para Kryeministrisë menjëherë pas mbarimit të marshimit nga sheshi qendror me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.

Mijëra qytetarë të pranishëm bënë thirrje për ndërrimin e sistemit.

Lika foli për problematikën e pronave dhe torturën e qytetarëve nëpër Gjykata apo shembjen e shtëpive të qytetarëve. Ai tha se Rama dhe Veliaj treguan fytyrën e tyre prej autokrati.

“Shqiptarët edhe pas 36 vitesh përplasen në Gjykata, sepse pronat e tyre nuk njihen nga shteti. Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë, sepse nuk u njihen pronat e të drejtat. Rama ka treguar fytyrën e autokratit, nuk do ta harroj kurrë makinerinë propagandistike të Veliajt dhe fadromat e Mariglen Qatois te “5 Maji”, sdo ta harroj kurrë nënë Filen”, tha ai.

edison lika

Në fund foli edhe për protestat e pronave në Durrës prej një viti, teksa ftoi një prej përfaqësuesve simbol të asaj proteste për të folur.

“Edhe në Durrës protestuan për të drejtat e pronës dhe prej 56 ditësh janë me ne e protestojnë për shqiptarët”, tha Lika.

© Panorama.al

Te lidhura