“Protesta i takon rinisë”- Qytetari mesazh kryeministrit nga protesta: Ta çojë vendin në zgjedhje të lira, asnjë nga këto parti të mos jetë

Jul 25, 2026 | 19:49

Një qytetar pjesëmarrës në protestën e sotme në Tiranë, në ditën e 56-të të saj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se bën propagandë dhe nuk ka bërë asgjë për shqiptarët.

Ai tha se as të drejtat e njeriut nuk zbatohen dhe se me tokat është bërë masakër.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë. Duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare, siç është toka, ajo është shkelja kryesore dhe është bërë masakër. Edhe në institucione nuk zbatohet asgjë, çfarë qeverie është kjo që nuk zbaton të drejtat e njeriut, ku ka arsyen. Pse ma mban kompensimin, asgjë nuk kanë bërë”, tha qytetari nga sheshi “Skënderbej”.

qytetari

Më tej ai u pyet edhe për fjalën e kryeministrit në grupin e PS-së ditën e djeshme.

“E dëgjova fjalën e kryeministrit dhe nuk ka të bëjë fare me protestën ai, protesta i takon rinisë. Ta çoj vendin në zgjedhje të lira, demokratike dhe të mos jetë asnjë nga partitë politike”.

© Panorama.al

Te lidhura