Vinicius nuk po rinovon me Realin dhe kontrata i përfundon në verën e ardhshme.
Financat janë bërë shkak, që palët të mos kenë akord deri tani.
Vinicius ndërkohë kërkon qëndrimin edhe një sezon, ndërsa Reali nuk pranon ta humbasë me parametra zero. Për këtë është futur në garë Arsenali, që është interesuar për shërbimet e brazilianit.
Bëhet fjalë për një nga yjet e sulmit dhe që do të ishte padyshim transferim i bujshëm. Fakt është se 26-vjeçari luan me madrilenët që nga viti 2018.
Reali shpenzonte 45 milionë euro për ta transferuar nga Flamengo asokohe. Një tjetër transferim duket gati. /Panorama Sport/
© Panorama.al












