“Besa nuk është për ty!”- Emigranti mesazh Ramës: Na quajte korba, sorra dhe t*rroristë, tani vjen e na kërkon besën! Ti dhe kori i zhabave jepni dorëheqjen, nuk dorëzohemi

Jul 25, 2026 | 20:24

Një emigrant i ardhur posaçërisht për protestën popullore në Tiranë që vijon me rezistencë prej 56 ditësh, tha nga podiumi para Kryeministrisë së Edi Rama dhe “kori i tij i zhabave” duhet të largohet sa më shpejt nga pushteti dhe se nuk meriton besën e tyre, pasi është mashtrues.

Qytetari tha se ishte gati t sakrifikonte, teksa apeloi për rezistencë dhe që protestuesit të mos dorëzoheshin.

“Besa nuk është për ty o mashtrues. Na ke mashtruar, me deliranncën tënde dhe me kod moral zero, na ke fyer, na ke quajtur sorra, terrorist, të pashpresë dhe tani vjen e na kërkon besën. Ndaj nesh që jemi 56 ditë në shesh, paqësisht e që kërkojmë largimin tënd pa kushte. Ti dhe kori i zhabave nuk latë gjë pa thënë për ne, tani kërkon besën ton, Ju jeni turp, jeni tradhtarë të kombit, Berisha dhe Rama, sistemi i korruptuar. Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin”, tha emigranti në fjalën e tij.

qytetari shesh sot

Në fund qytetari deklaroi se nuk do ketë dorëzim deri në largimin e kryeministrit dhe të gjithë mbështetësve të tij zyrtarë.

“Nuk duhet të dorëzohemi, ndryshe do të thotë se nuk do ekzistojmë më. Kam ardhur e do vij përherë këtu për ju e kombin, jam emigrant, kam ardhur posaçërisht për protestën”, tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura