“Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit”- Aktivisti thirrje nga protesta: Ndryshuan datën e seancës, por ne aty do jemi!

Jul 25, 2026 | 20:33

Protesta në ditën e 56-të të saj mblodhi përsëri një masë të madhe qytetarësh para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të vjetër politik.

Aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi i protestës sot se qytetarët do të jenë përsëri mëngjesin e të hënës para parlamentit, sikurse të enjten.

Ai shpjegoi se deputetët e qeverisë ndryshuan datën e seancës.

“Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do jemi”, tha Lika.

lika proteste

Më tej ai ftoi një tjetër protestues që u dhunua të enjten para parlamentit.

“Ka ardhur nga Britania e madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura