“Besa nuk ndërtohet me simbolikë”- Ish-ministrja Meksi, mesazh Ramës: Ajo matet me angazhimet e mbajtura, institucione që funksionojnë dhe llogaridhënie

Jul 25, 2026 | 20:30

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e vendosur konceptin e “Besës” përballë standardit të besueshmërisë së qeverisjes.

Ermelinda Meksi edi rama

Në një mesazh të fortë, Meksi thekson se besimi i qytetarëve në demokraci nuk fitohet përmes simbolikës apo premtimeve për të ardhmen, por provohet nga mënyra se si qeveriset: nga angazhimet e mbajtura, institucionet që funksionojnë, rezultatet konkrete dhe llogaridhënia.

“Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes”, shkruan Meksi.

Ish-ministrja e PS-së nënvizon se besimi nuk mund të kërkohet nga qytetarët, nëse ai nuk mbështetet mbi funksionimin real të shtetit.

“Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes”, shprehet ajo.

Meksi shkon më tej, duke theksuar se “Besa” nuk mund të mbetet një zotim për atë që do të bëhet në të ardhmen. Përkundrazi, ajo duhet të gjykohet mbi atë që qeverisja ka realizuar dhe mbi përgjegjësinë që mban për angazhimet e marra.

“Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien, mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja”, thekson Meksi.

Mesazhi i plotë i Ermelinda Meksit

Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes

Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që  janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes.

Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien,mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja.

WhatsApp Image 2026-07-25 at 20.30.08

© Panorama.al

Te lidhura