Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot! Sa do të shënojë termometri

Dec 5, 2025 | 7:10

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

moti-1

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herë shtrëngatat afatshkurtra.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë  i forces 2-3 ballë.

Screenshot_1Screenshot_2

 

© Panorama.al

Te lidhura