Rekordi historik i klubit të La Liga-s, 10 lojtarë në finalen e Botërorit

Jul 18, 2026 | 9:51

Atletiko Madridi do të hyjë në histori si klubi me përfaqësimin më të madh në finalen e Kupës së Botës 2026.

spanje argjentine

Në ndeshjen e së dielës mes Spanjës dhe Argjentinës, plot 10 futbollistë të skuadrës madrilene pritet të zbresin në fushë, duke vendosur një rekord të ri në historinë e turneut.

Nga përfaqësuesja e Spanjës, në finalen e madhe do të jenë Markos Lorente, Aleks Baena, Mark Pubill dhe Alejandro Grimaldo.

Në anën tjetër, Argjentina do të mbështetet te 6 futbollistë të Atletikos: Juan Musso, Nahuel Molina, Julian lvarez, Giuliano Simeone, Tiago Almada dhe Niko Gonzalez.

Ky sukses vjen si një tjetër dëshmi e peshës që klubi i Diego Simeones ka fi tuar në futbollin botëror. Për më tepër, Atletiko arrin të jetë klubi më i përfaqësuar në finalen e Kupës së Botës për të tretin edicion radhazi.

Edhe në finalen e viteve 2018 dhe 2022, madrilenët ishin klubi me numrin më të madh të futbollistëve në sfi dën për titull, me nga katër lojtarë në secilin edicion.

Klubi e festoi këtë arritje edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë historike të rekordit:

“Atletiko do të jetë, për të tretin Kampionat Botëror radhazi, klubi me më së shumti lojtarë në finale. Për më tepër, do të regjistrojmë përfaqësimin më të madh të një klubi në një fi nale të Kupës së Botës që nga Italia e vitit 1934 dhe praninë më të madhe të një klubi spanjoll në ndeshjen për titull në të gjithë historinë e turneut”.

Ky rekord konfi rmon ndikimin gjithnjë e më të madh të Atletikos në futbollin ndërkombëtar. Akademia, politika e merkatos dhe puna e Diego Simeones kanë bërë që klubi të shndërrohet në një furnizues të rëndësishëm të kombëtareve më të forta në botë.

Pavarësisht nëse trofeu i Kupës së Botës do të përfundojë në duart e Spanjës apo Argjentinës, një fitues është tashmë i sigurt. Atletiko Madridi do të largohet nga ky Botëror me një rekord historik, duke qenë klubi më i përfaqësuar ndonjëherë në finalen e kompeticionit më prestigjioz të futbollit botëror. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura