Luhet vetëm për statistika! Finalja e vendit të tretë e Botërorit, që nuk ka interes për askënd

Jul 18, 2026 | 9:17

Ata donin finalen, duhet të kënaqen me finalen.

france angli

Dhe ndeshja e ngushëllimit, të shtunën në Majemi kundër Anglisë për francezët është thjesht rutinë, pasi nuk duan të luajnë.

Jo se anglezët janë entuziastë për të dalë në fushë, por është ajo që del pas humbjes së qartë ndaj Spanjës në gjysmëfinale që demoralizoi grupin e Didier Deshamp të detyruar të gjente argumente për të motivuar skuadrën e tij, përpara se t’i thoshte lamtumirë kombëtares dhe t’i linte vendin Zinedine Zidane.

Për “L’Equipe”, e cila ka mbledhur thashethemet e shoqëruesve të lojtarëve të ndryshëm, “Les Bleus” do të preferonte të mos luante kundër anglezëve.

“Askush nuk dëshiron të zbresë në fushë”, shpjegon një nga burimet e cituara nga gazeta. “Askush nuk dëshiron ta luajë, ata erdhën në Kupën e Botës për diçka tjetër dhe janë shumë të zhgënjyer që e luajnë atë”. Me pak fjalë, zhgënjimi është i madh. Por të njëjtin humor ka edhe në anën angleze. “Askush nuk dëshiron ta luajë përsëriti trajneri i anglezëve, Tomas Tuhel, pas humbjes ndaj Argjentinës sepse donim finalen dhe dhamë gjithçka për të pasur sukses. Të gjithë luajnë për të fituar, por kështu është dhe në fund ne jemi profesionistë dhe do të luajmë kundër Francës”, ka thënë ai.

Të martën në mbrëmje, disa lojtarë francezë nuk mund të shpjegonin kolapsin kundër Spanjës, pamundësinë për të reaguar dhe për të prodhuar lojën e shkëlqyer që i kishte shtyrë ata në gjysmëfinale. Dhe kështu, ka dikush që në vend që të flinte preferoi ta shikonte përsëri ndeshjen, të përpiqej të kuptonte arsyet e humbjes. Kjo është atmosfera që mbretëron në dhomën e zhveshjes franceze, pavarësisht ndeshjes së fundit zyrtare të planifikuar.

Pra, Deshamp duhet të identifikojë stimujt e duhur. Qëllimi është të përfundojë të paktën në podium, dhe trajneri nuk ka ndërmend t’i mbyllë 14 vitet e tij në krye të kombëtares me një humbje. Në çdo rast, nuk mungojnë alternativat dhe lojtarët që kanë luajtur pak deri më tani, si Aklioushe, Zaire-Emeri, apo që shpresonin të luanin më shumë si Sherki, Gusto apo Konate, mund të zbresin në fushë.

Mbape, pavarësisht hidhërimit, është ende i motivuar nga konkurrenca me Mesin dhe mundësia për të vendosur rekordin e golave në Kupën e Botës. Para se të hapte një cikël të ri, me Zidane në stol. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura