Me një paketë masash që kombinon 100 miliardë euro investime për dekarbonizimin e industrisë evropiane me një plan ambicioz për të elektrizuar masivisht ekonominë, Komisioni Evropian po përpiqet të riformësojë modelin e energjisë së Evropës.
Qëllimi është që Bashkimi Evropian të bëhet kontinenti i parë i “elektrizuar” në botë, duke zvogëluar në mënyrë drastike varësinë e tij nga lëndët djegëse fosile të importuara, informon “NewMoney”.
Në të njëjtën kohë, po vazhdon me rishikimin më të madh të Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (EU ETS) që nga lançimi i tij.
Kjo, duke e transformuar atë nga një mekanizëm çmimi të karbonit në një mjet kyç për financimin e tranzicionit industrial dhe konkurrueshmërisë evropiane.
© Panorama.al












