Rehabilitimi i Lanës, Rama prezanton projektin

Apr 20, 2011 | 14:06

TIRANE- Kryetari i bashkise se Tiranes ka prezantuar sot projektin per rehabilitimin e lumit te Lanes.

Gjate nje takimi te mbajtur pikerisht mbi nje nga urat mbi Lane, Rama ka deklaruar se vizioni qe ofron bashkia per rehabilitimin e plotë të Lanës eshte ai i duhuri.

Ai ka theksuar se metodologjia qe do te gjelberoje skarpatet dhe do beje rehabilitimin total te lumit qe gjarperon qytetin bazohet ne  metodologjinë evropiane dhe mbetet alternativë për qytetarin.

Sipas Rames zona rreth lumit nuk duhet te degradohet nga ndertimet informale, nderkohe qe shtoi se duhet nje politike e re per kete qellim.

Duke u ndalur ne diten e zgjedhjeve, Rama theksoi se qytetaret do te vendosin me korrektesi se kush do t’i administroje ata dhe pasurine e perbashket qe ne 20 vite po vidhet e shperdorohet.

© Panorama.al

Te lidhura