Reali i Madridit/ Zhoze Murinjo: Nuk i trembem askujt

Apr 13, 2011 | 13:47

Zhoze Murinjo nuk pret asnjë surprizë në transfertën ndaj Totenhemit, madje shprehet i bindur që do të kualifikohen. Gjithsesi, plot pesë prej titullarëve të tij janë në rrezik pezullimi. “Unë nuk kam frikë nga askush nuk dhe nuk ndikohem aspak te kartonët e futbollistëve të mi. Do të hedh në fushë ata futbollistë që për mua janë më në formë dhe mund të japin më të mirën e tyre. Nuk e kam problem nëse do të mungojnë ndaj Totenhemit, Barcelonës apo kushdo qoftë kundërshtari i raundit tjetër. Unë jam trajneri dhe duhet të përshtatem me situata që krijohen. Nëse mungon dikush, duhet të gjej patjetër zëvendësuesin e tij”, deklaroi Murinjo. Futbollistët që rrezikojnë janë Di Maria, Raul Albiol, Serxhio Ramos, Rikardo Karvajo dhe Kristiano Ronaldo.

© Panorama.al

Te lidhura