Rama: Zgjedhjet vendore, orientim për politikën

Apr 18, 2011 | 12:49

TIRANE- Kreu aktual i bashkise se Tiranes, ne gare per mandatin e katert, duke kerkuar pjesemarrje masive ne zgjedhje, ka theksuar se ato nuk jane thjesht vendore, por nje shans  shume i mire per orientimin e politikes.

Sipas Rames, keto zgjedhje synojne t’i dhënë një ndryshim të ri politikës në raport me drejtësinë, ekonominë, si një shprehje e drejtëpërdrejtë e rritjes ekonomike.

Ai ka kerkuar pjesemarrje masive ne zgjedhje, duke apeluar qytetaret te “mos bien pre e atyre që duan me cdo kusht të ulin nivelin e pjesëmarrjes së madhe”.

“Politika po imponon një regjim ku tjetër thuhet e tjetër bëhet. Flitet orë të tëra për njerëzit dhe bëhet vetëm për veten. Po shpërdorohen burimet natyrore e financiare”- tha Rama, duke shtuar se vendi eshte para dy rrugesh, “njëra çon një thellimin e një problematike shumë të thelluar të demokracisë, ekonomisë, e të gjithë sektorëve të jetë nga ana tjetër është rruga jonë e një ëndrre që e kemi treguar në Tiranë dhe që jemi në gjendje ta ndjekim me vullnet pasion dhe kompetencë profesionale, të cilat i ofrojmë pa kompensim”.

 

© Panorama.al

Te lidhura