Kreu i PD-së Sali Berisha, nga Malësia e Madhe, ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore, duke u ndalur te mishi i pulës me salmonelë.

Berisha tha se edhe kryeministri Rama u sëmur nga salmonela. Sipas tij, Rama ka shkuar në spital duke thënë se e ka nga breshkat.
“Siguria ushqimore është siç e keni dëgjuar vetë. Njëherë dalin mandarinat, njëherë shpërndahet salmonelë deri në Surrel. Sëmuet edhe ai vetë dhe thotë se u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmure nga salmonela që erdhi me pula, erdhi nga deputetët e tij. Në spital tha ‘e kam nga breshkat’. Çfarë breshkash, fileto pule. I gënjente mjekët. Siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare”, tha Berisha.
© Panorama.al











